04 Maj 2024

Moody’s zhvlerëson Spanjën

Madrid, 19 tetor - Agjencia e vlerësimit të kreditimit, Moody’s zhvlerësoi aftësin e Spanjës për shlyerjen e borxhit me 2 nivele.

Vendimi i Moody’s vjen pas atij të Standard & Poor’s, që disa ditë me parë ndërmori të njëjtin hap. Agjencia zbriti Spanjën nga niveli Aa2 në A1.

Moody’s argumenton zhvlerësimin me masat e ndërmarra nga vendet e eurozonës, të cilat sipas saj janë të pamjaftueshme dhe nuk ngjallin besueshmëri në tregje.

Në orët e para të ditës së martë, Moody’s paralajmëroi se po shqyrton mundësinë e zhvlerësimit të Francës, e cila për momentin qendron në AAA.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)