29 Prill 2024

Moody’s: Zgjidhja e krizës do kërkojë shumë vjet

New York, 22 gusht - Agjencia e vlerësimit të kreditimit, Moody’s vlerëson se reformat e miratuara nga Greqia, Irlanda, Portugalia dhe Spanja kanë ndihmuar për të përmirësuar situatën ekonomike në këto vende, por zgjidhja përfundimtare e problemeve të tyre do të zgjasë shumë vite.

 \"Zbatimi i një numri të caktuar reformash strukturore në vendet e eurozonës si Greqia, Irlanda, Portugalia dhe Spanja, ka përmirësuar situatën, por ende nuk ka zgjidhur disekuilibrat e jashtëm që u zhvilluan në këto vende para krizës\", thotë Moody’s në një deklaratë për shtyp.

\"Korrigjimi që ka ardhur nga zbatimi i këtyre reformave, mund të marrë disa vjet,\" përfundon deklarata. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)