14 Maj 2024

Moody's uli notën e kredisë për 6 vende të Evropës

Bruksel, 14 shkurt - Agjencia ndërkombëtare e klasifikimit të kredive, Moody's uli notën e kredisë për 6 vende të Evropës.

Nëpërmjet një deklarate të posaçme Moody's bëri të ditur se notën e kredisë së Italisë e ka ulur nga "A2" në "A3", të Spanjës nga "A1" në "A3", atë të Portugalisë nga "Ba2" në "Ba3", notën e kredisë së Sllovakisë dhe Sllovenisë nga "A1" në "A2", kurse të Maltës e ka ulur nga ''A2'' në ''A3''.

Kjo agjenci, e cila notën e kredisë së Spanjës e uli me 2 shkallë njëherësh, ndërsa të 5 vendeve të tjera me nga një shkallë, deklaroi gjithashtu se perspektivën e notës së kredisë për shtetet e sipërcituara e ka përcaktuar të jetë "negative".

Moody's, megjithëse konfirmoi si "Aaa" notën e kredisë së Francës, Anglisë dhe Austrisë, ndryshoi nga "e qëndrueshme" në "negative" perspektivën e notës së kredisë për këto vende; kurse notën e kredisë së fondit të shpëtimit të Eurozonës, i njohur si Fondi Evropian i Stabilitetit Financiar (EFSF), e la të pandryshueshme si "Aaa".

Agjencia ndërkombëtare e klasifikimit të kredive, Moody's, e cila si motiv për uljen e notës së kredive të 6 vendeve evropiane paraqiti paqartësinë lidhur me reformat financiare të Bashkimit Evropian, perspektivën e dobët ekonomike të rajonit dhe presionin mbi tregjet e brishta, në deklaratën e saj të posaçme shprehet kështu: "Kufizimi me disa vende i vlerësimit të notës së kredive për BE-në pasqyron progresin gradual të politikanëve evropianë në pranimin dhe zbatimin e reformave, gjithashtu vullnetin dhe angazhimin e tyre për të zgjidhur çekuilibrat e rëndësishëm makroekonomikë dhe financiarë."

Në fund Moody's nënvizoi se perspektiva "negative" e notës së kredisë të 9 vendeve anëtare të Unionit demonstron paqartësinë, që vazhdon aktualisht në kushtet e financimit për disa 3-mujorë të ardhshëm, dhe efektet e kësaj në kredibilitet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)