27 Prill 2024

Moody's, uli ndjeshëm Portugalinë për shkak të borxhit të saj

Liosbonë, 6 korrik - Agjencia e renditjes së kreditimit, Moody`s Investors Service, uli ndjeshëm Portugalinë për shkak të borxhit të saj.

Niveli i borxhit portugez ndodhet në kategorinë “junk” dhe sipas agjencisë Portugalisë do t`i nevojitet një tjetër hua, përpara se të marrë para nga tregjet financiare sërish.

Megjithatë, vlerësimi i Moody`s është hedhur poshtë nga qeveria portugeze e cila në një deklaratë tha se agjencia në studimin dhe vlerësimin e saj nuk kishte marrë parasysh masat drastike dhe shkurtimet buxhetore të ndërmarra në muajt e fundit nga Lisbona.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)