29 Prill 2024

Moody's shqyrton bankat franceze të angazhuara në Greqi

Athinë, 16 qershor - Për shkak të krizës së borxheve në Greqi, tre banka të mëdha franceze rrezikojnë të marrin vlerësime negative boniteti.

Agjencia e vlerësimit financiar, Moody's bëri të ditur se po shqyrton evaluimet e tre instituteve financiare, bankës BNP Paribas, Societe Generale dhe Credit Agricole.

Sipas agjencisë Credit Agricole dhe BNP kanë rënie të vlerësimit me një notë, ndërsa tek Societe Generale mund të ketë rënie me dy nota.

Sipas Moody's, këto banka janë të angazhuara drejtpërdrejt ose përmes filialeve simotra në Greqi.

Ato kanë blerë obligacione greke ose i kanë dhënë kredi firmave në vend. Agjencia do të kontrollojë edhe banka të tjera që kanë angazhim të drejtpërdrejtë në Greqi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)