02 Maj 2024

Moody’s ka ulur vlerësimin e Qipros

Cyprus, 15 qershor - Agjencia ndërkombëtare e vlërsimit financiar Moody’s të mërkurën uli edhe vlerësimin e një vendi tjetër europian - atë të Qipros. Ai u ul me dy shkallë - nga Ba1 për Ba3.

Analistët ia atribuojnë këtë rritjes së probabilitetit të daljes së Greqisë nga zona e euros, çka do të zhvlerësonte obligacionet e saj të borxhit, mbajtëse të të cilave janë bankat e Qipros.

Moody’s gjithashtu ka ulur vlerësimin sovran me kreditë të Spanjës menjeherë me tre shkallë, nga A3 në Baa3.

Ai është nën shqyrtim, çka do të thotë se mund të ndryshohet në një drejtim negativ, bëhet e ditur nga një njoftim për shtyp. Në këtë rast vlerësimi i vendit do të kalojë nga niveli i investimeve në nivelin e spekullimeve.

Si arsye të vendimit të tyre analistët e Moody’s quajtën Marrëveshjen e Madridit për marrjen e një kredie nga BE-ja me vlerë 100 miliardë euro për të rikapitalizuar bankat.

Sipas ekspertëve kjo do të rrisë borxhin e jashtëm tashmë të konsiderueshëm të Spanjës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)