17 Maj 2024

Moody's ka rritur notën e Turqisë

Stamboll, 20 qershor - Agjencia ndërkombëtare e klasifikimit të kredive Moody's ka rritur notën e Turqisë.

E njohur si dorështrënguar për sa i përket dhënies së notës Moody's e ka rritur me një shkallë notën e kredisë së Turqisë.

Sipas lajmit të agjencisë “Reuters” të lajmeve Moody's notën e Turqisë e ka rritur nga BA2 në BA1. Agjencia ka ruajtur edhe vlerësimin “pozitiv” për perspektivën e Turqisë.

Në njoftimin e agjencisë u tha se faktorët që kanë ndikuar në rritjen e notës janë kapaciteti i financave publike për të amortizuar ndikimet shokuese dhe masat e marra në lidhje me llogaritë rrjedhëse.

Në komunikatë flitet me lëvdata për hapat që ka hedhur Turqia kundër çekuilibrave financiarë, si janë shlyerja e borxheve.

Pozitive agjencia vlerëson edhe ekuilibrin e financave publike, ndërsa bën komentin se në të ardhmen mund ta rrisë edhe më shumë notën e Turqisë në qoftë se ekonomia e saj arrin të jetë më rezistuese ndaj ndikimeve shokuese që prekin ekuilibrat financiarë.

Brenda javës së fundit Moody's kishte ulur notat e kredisë të 5 bankave holandeze, j belge, 1 të Luksemburgut dhe notat e kredisë të Qipros greke dhe Spanjës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)