27 Prill 2024

Monedha kineze RMB, ndër tre kryesoret në botë

Pekin, 6 maj - Brenda këtij viti monedha kineze RMB pritet të kalojë paundin britanik dhe të renditet e treta në botë për përdorin e saj në transaksionet e kompanive ndërkombëtare.

Një sondazh i bankës HSB (Hong Kong and Shanghai Banking Corporation Limited), thotë se RMB-ja do të përdoret nga më shumë se 6 mijë kompani tregtare në 21 tregje.

Ky përdorim masiv i monedhës kineze, bën që ajo të kalojë paundin britanik, duke u bërë një nga tre monedhat që do të përdoren në 6 muajt e ardhshëm, nga kompanitë tregtare ndërkombëtare.

Gjithashtu sondazhi thotë se në 6 muaj të ardhshëm, vetëm 5 monedha do të përdoren në transaksionet mes kompanive tregtare. Sipas radhës monedha janë: Dollari amerikan, Euro, RMB, Paundi dhe Jeni. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)