01 Prill 2023

Mittal më i pasuri në Britani

Londër, 26 prill - Për të dytin vit rresht manjati i celikut Lakshmi Mittal është shpallur njeriu më i pasur i Britanisë së Madhe.

Sipas tabloidit “Sunday Times”, 60 vjecari president dhe administrator i “Arcelor Mittal”, ka lindur në Indi. Vitin e shkuar pasuria e tij llogaritej 10.8 miliardë stërlina, ndërsa për 12 muaj ajo ka shkuar në 22.45 miliardë.

Vendin e dytë e mban rusi, Roman Abramovich me 7.4 miliardë, i ndjekur nga britaniku Duka i Westminster me 6.75 miliardë.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 prill 2023

- Federata e Pingpongut do të organizoj Kampionatin Individual të Kosovës për U19. (SHMU Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Dy ideatorët e platformës “Liria ka emër”, Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha do të mbajnë Konferencë për Media. (Hotel Sirius, ora 13:00)

- Mbahet hapja zyrtare e ekspozites “Some Call Us Balkans” i cili mirëpret 8 artistë të rinjë bashkëkohorë veprat e të cilëve eksplorojnë Ballkanin, mitet dhe konceptet e gabuara për të, përdorimet e hapsirës përtej stereotipeve, vizionimin e ekosistemeve të reja, mënyrat e banimit dhe të të qenurit bashkë mbi një bazë të përbashkët. (Termokiss, ora 16:00)

- Gara e Kompozitorëve të Ballkanit do ta hap edicionin e 3-të me programin e koncerteve. (Atelia e Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, ora 20:00)