14 Maj 2024

Mitrovicë, pritet funksionalizimi i shtëpisë për të moshuarit

Mitrovicë, 9 mars - Drejtuesit e Ministrisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale (MPMS), premtojnë mbështetje për funksionalizimin e Shtëpisë për të moshuarit në Mitrovicë.

Kjo u tha gjatë një vizite në Mitrovicë të zëvendësministrit të MPMS, Fatmir Shurdhaj, i cili u takua me kryetarin e komunës, Avni Kastrati dhe drejtorin për Integrime Evropiane dhe Mirëqenie Sociale, Kastriot Jashari.

Zëvendësminsitri Shurdhaj, tha se MPMS-ja është e gatshme të mbështes funksionalizimin e Shtëpisë për të moshuarit, në momentin që objekti i ndërtuar për këtë qëllim të jetë i lirë.

“Ne jemi të gatshëm të nisim aktivitetet që kanë të bëjnë me funksionalizimin e këtij institucioni të rëndësishëm”, tha ai pasi vizituan objektin që është duke u shfrytëzuar nga Qendra për punë sociale.

Në anën tjetër, zyrtarët komunalë sqaruan se së shpejti objekti i ndërtuar për të moshuarit do të lirohet. Kryetari Kastrati, tha se Qendra për punë sociale së shpejti do të kthehet në objektin e vet që ende shfrytëzohet si stacion policor pasi.

“Ka pasur shumë probleme sa i përket hapësirës për institucionet në qytetin tonë si pasojë e pamundësisë për të shfrytëzuar objektet në veri, mirëpo tani kjo gjendje është duke u zbutur”.

Zyrtarët e Qendrës për punë sociale, sqaruan se ata e kanë projektin për Shtëpinë e të moshuarve, në bazë të të cilit parashihet që aty të ketë vend për 25 persona, me të cilët do të punoj një staf prej 15 vetash. 

Zëvendësministri Shurdhaj dhe zyrtarët komunalë kanë biseduar edhe për respektimin rigoroz të kritereve sa i përket asistencës sociale. U tha se Mitrovica prin me numrin e personave që gëzojnë asistencë sociale.

Lidhur me këtë, Kastriot Jashari, drejtor për Integrime Evropiane dhe Mirëqenie Sociale, tha se brenda disa muaj lista e asistencës sociale është reduktuar për rreth 800 raste. “Sipas të dhënave të Qendrës për punë sociale, në Mitrovicë asistencë sociale marrin rreth 2200 familje”.

Drejtori Jashari, theksoi se kërkesat për asistencë sociale në Mitrovicë janë shumë të mëdha, meqë situata specifike ka bërë që qytetarët të kenë probleme të mëdha ekonomike.

Megjithatë ai u shpreh optimist se pas rritjes së numrit të automjeteve për Qendrën për punë sociale, do të shpeshtohen vizitat në terren për të verifikuar gjendjen reale të atyre që kërkojnë apo që gëzojnë asistencë sociale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)