29 Prill 2024

Mitrovicë, prezantohet plani rregullues urban “Qendra”

Mitrovicë, 11 maj - Zyrtarë komunalë, ekspertë dhe qytetarë kanë marrë pjesë të mërkurën në prezantimin e Planit rregullues urban “Qendra” në Mitrovicë.

Ky prezantim u bë në qendrën e kulturës “Rexhep Mitrovica”, në hollin e së cilës janë vendosur edhe hartat dhe detajet tjera të këtij plani.

Fejzullah Haxhani nga kompania “Linprojekt”, që ka hartuar këtë plan, tha se ky draftdokument do të jetë në diskutim publik një muaj.

“Në hollin e qendrës së kulturës, të gjithë të interesuarit mund të ofrojnë vërejtjet dhe propozimet e tyre. Gjatë gjithë kohës do ta kenë në dispozicion një punëtor të kompanisë që t’u ndihmoj. Në dispozicion të qytetarëve do të jetë edhe një adresë elektronike”.

Ai theksoi se Plani rregullues urban “Qendra” (2010-2025) është hartuar në harmoni me Planin zhvillimor komunal dhe atë urban të miratuar në vitin 2009.

“Pos këtij plani rregullues në hartim e sipër janë edhe disa plane tjera rregulluese urbane për pjesët tjera të qytetit, si Ilirida, Bairi, Fidanishtja etj”.


Sipas tij, Plani rregullues urban “Qendra” është një plan multisektorial që përcakton synimet afatgjata të zhvillimit ekonomik social dhe hapësinor të qendrës së Mitrovicës.

“Ky dokument tekstualisht dhe grafikisht përmban analizën e gjendjes ekzistuese, vizion për të ardhmen, konceptin e zgjidhjes urbano-arkitektonike dhe dispozitat për zbatimin e tij”.

Ai tha se ky dokument përmban edhe vizion për të ardhmen e qendrës së qytetit.

Si thelbësore përmendi qendrën e qytetit me kontinuitet urban, koncept bashkëkohor, ambient aktiv me përmbajtje reprezentative të zhvilluar dhe ndërtuar në traditën e bashkëjetesës duke ofruar një mjedis të shëndoshë dhe të sigurt për të gjithë.

Ndërsa duke folur për synimet kryesore të këtij plani, ai cekur krijimin e bazave, kushteve dhe hapave të nevojshëm për zhvillimi të qëndrueshëm urban, ekonomik, social dhe ekologjik për 20-25 vitet e ardhshme.

“Synimet kryesore të planit janë avancimi i integrimit urban, zhvillimi dhe qëndrueshmëria e veprimtarive ekonomike, ambienti aktiv dhe ngritja e cilësisë së jetesës, infrastrukturë bashkëkohore sociale etj”.

Në prezantimin e këtij dokumenti që i pranishëm edhe kryetari i komunës, Avni Kastrati, i cili ka falënderuar ekspertët e Drejtorisë së Urbanizmit dhe ata të kompanisë “Linprojekt” për punën që kanë bërë.

Ai gjithashtu ka apeluar te qytetarët që të jenë aktiv dhe të ofrojnë vërejtjet dhe sugjerimet e tyre.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)