03 Maj 2024

Mitrovicë, përururohet qendra për shërbim të qytetarëve

Mitrovicë, 30 shtator - Drejtuesit e Komunës së Mitrovicës dhe një delegacion i USAID-it i udhëhequr u.d drejtoresha, Azza El Adb,  kanë përuruar të premten Qendrën për Shërbim të Qytetarëve dhe Biznesve, e cila do të jetë në shërbim të qytetarëve që i drejtohen komunës.

Kryetari i Komunës, Avni Kastrati ka falënderuar drejtoreshën e USAID-it për ndihmën që kanë dhënë për këtë projekt në të mirë të qytetarëve mitrovicas.

“Qytetarët kanë në dispozicion në një zyre të vetme zyrtarë komunalë që mbulojnë të gjitha drejtoritë komunale. Të gjitha shërbimet mund t’i kryejnë në këtë vend pas pasur nevojë që të lëvizin nëpër zyret tjera”. 

Ai ka shpreh zotimin tim për vazhdimin e projekteve të tilla që kanë të bëjnë me përmirësimin e shërbimeve për ju. Në këtë kontekst ka thënë se është shumë me rëndësi bashkëpunimi me organizata sikur USAID-i që ka një bashkëpunim shumë të mirë më Komunën e Mitrovicës.

Ndërsa drejtori i Administratës, Abdullah Bejtullahu, ka sqaruar se përveç Qendrës për shërbim të qytetarëve dhe bizneseve, ku palëve do t’u ofrohen të gjitha shërbimet për kërkesat e tyre në lidhje me komunën, sqaroi edhe për mundësitë tjera që ofrohen aty.

Ai tha se  është ngritur edhe Këndi i informacionit, ku orienton qytetarët për vendin ku të drejtohen për kërkesën apo shërbimin që ju nevojitet.

“Informohen shumë më shpejt për mënyrën e adresimit si dhe realizimit të kërkesave të tyre. Gjithashtu në këtë kënd gjenden edhe broshurat për shërbimet që kryejnë të gjitha drejtoritë komunale”.

Poashtu ai numëroi edhe mundësinë që ofrohet për Aplikimi online për dokumente. Tha se në një monitor të vendosur në hollin e komunës, qytetarët mund të aplikojnë online për dokumente të ndryshme (me prekje/ tooch screen monitor).

“Për qytetarët që duan të shfrytëzojnë këtë mënyrë është në dispozicion edhe një punëtor komunal i cili do t’ju ndihmoj vazhdimisht”.

Drejtori Bejtullahu  tregoi edhe për Monitorin e informatave. “Në hollin e komunës gjendet edhe  një  monitor tjetër ku editohen informata të ndryshme për aktivitetet komunale. Aty përveç angazhimeve të kryetarit të komunës, editohen edhe informatat për projektet që realizohen, mandej paralajmërimet, njoftimet etj”.

Ndërsa u.d drejtoresha e USAID-it në Kosovë, Azza El Adb, ka shprehur kënaqësinë për realizimin e këtij projekti duke e cilësuar si një qendër moderne në shërbim të qytetarëve.

“USAID-i dedikon sot Qendrën për Shërbim të Qytetarëve dhe Bizneseve, të njohur edhe si “Një ndalesë” për të përmirësuar shërbimet ndaj qytetarëve dhe si e tillë edhe është vendosur në hyrje të objektit komunal”.

Tha se qëllimi i projekti është që të rrisë transparencën e institucioneve ndaj qytetarëve, duke krijuar partneritet të ngushtë mes komunës dhe qytetarëve, ndërtimin e besimit në mes të komunës dhe qytetarëve dhe rritjen e përgjithshme të efikasitetit në ofrimin e shërbimeve.

“Programi i USAID-it “Iniciativa për komuna demokratike dhe efektive” është një projekt 3-vjeçar që punon për të ndihmuar komunat e Kosovës, udhëheqësit e tyre dhe qytetarët për të promovuar qeverisjen e mirë”.

Realizimi i këtij projekti për Qendrën për Shërbim të qytetarëve dhe bizneseve ka kushtuar rreth 15 mijë euro, prej të cilave 11 mijë euro janë siguruar nga USAID-DEMI, ndërsa të tjerat nga buxheti komunal.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)