30 Prill 2024

Mitrovica qendër moderne në shërbim të qytetarëve

Prishtinë, 15 shtator - Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Riza Haziri, i shoqëruar nga drejtori i Administratës, Abdullah Bejtullahu dhe Besim Kurti, këshilltar rajonal i USAID-it, ka pritur në takim drejtorin e Institutit Urban nga SHBA-ja, Charles Cadwell, i cili ka implementuar projektin e bashkëfinancuar nga USAID-i dhe komuna për Qendrën për Shërbim të qytetarëve dhe bizneseve. Të dyja palët kanë vlerësuar së ky është një projekt shumë i rëndësishëm që lehtëson procedurat për kërkesat e qytetarëve në komunë.


Nënkryetari Haziri ka falënderuar drejtorin e Institutit Urban si dhe USAID-in për ndihmën që kanë dhënë për këtë projekt në të mirë të qytetarëve mitrovicas. “Qytetarët kanë në dispozicion në një zyre të vetme zyrtarë komunalë që mbulojnë të gjitha drejtoritë komunale. Të gjitha shërbimet mund t’i kryejnë në këtë vend pas pasur nevojë që të lëvizin nëpër zyret tjera”. 


Ai ka shpreh zotimin tim për vazhdimin e projekteve të tilla që kanë të bëjnë me përmirësimin e shërbimeve për ju. Në këtë kontekst ka thënë se është shumë me rëndësi bashkëpunimi me organizata sikur USAID-i që ka një bashkëpunim shumë të mirë më Komunën e Mitrovicës.


Ndërsa drejtori i Administratës, Abdullah Bejtullahu, ka sqaruar se përveç Qendrës për shërbim të qytetarëve dhe bizneseve, ku palëve do t’u ofrohen të gjitha shërbimet për kërkesat e tyre në lidhje me komunën, sqaroi edhe për mundësitë tjera që ofrohen aty. Tha se  është ngritur edhe Këndi i informacionit, ku orienton qytetarët për vendin ku të drejtohen për kërkesën apo shërbimin që ju nevojitet. “Informohen shumë më shpejt për mënyrën e adresimit si dhe realizimit të kërkesave të tyre. Gjithashtu në këtë kënd gjenden edhe broshurat për shërbimet që kryejnë të gjitha drejtoritë komunale”.


Poashtu ai numëroi edhe mundësinë që ofrohet për Aplikimi online për dokumente. Tha se në një monitor të vendosur në hollin e komunës, qytetarët mund të aplikojnë online për dokumente të ndryshme (me prekje/ tooch screen monitor). “Për qytetarët që duan të shfrytëzojnë këtë mënyrë është në dispozicion edhe një punëtor komunal i cili do t’ju ndihmoj vazhdimisht”.


Drejtori Bejtullahu  tregoi edhe për Monitorin e informatave. “Në hollin e komunës gjendet edhe  një  monitor tjetër ku editohen informata të ndryshme për aktivitetet komunale. Aty përveç angazhimeve të kryetarit të komunës, editohen edhe informatat për projektet që realizohen, mandej paralajmërimet, njoftimet etj”.


Drejtorin i Institutit Urban nga SHBA-ja, Charles Cadwell, ka shprehur kënaqësinë për realizimin e këtij projekti duke e cilësuar si një qendër moderne në shërbim të qytetarëve. Ai gjithashtu ka folur me admirim për zyrtarët komunalë të Mitrovicës, të cilët i ka vlerësuar si një ndër partnerët më seriozë për bashkëpunim në Kosovë.


Realizimi i këtij projekti për Qendrën për Shërbim të qytetarëve dhe bizneseve ka kushtuar rreth 15 mijë euro, prej të cilave 11 mijë euro janë siguruar nga USAID-DEMI, ndërsa të tjerat nga buxheti komunal.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)