27 Prill 2024

Mitrovica më projekt gjelbërimi

Mitrovicë, 6 maj - Në kuadër të projektit për “Ngritjen e hapësirave të gjelbëruara”, Drejtoria për Mbrojtjen e Mjedisit në Komunën e Mitrovicës ka nisur fazën e parë të  gjelbërimit në këtë qytet.

Gjatë kësaj faze që parashihet të zgjas rreth një javë do të mbillen lule dhe fidanë drunore.

Drejtori i kësaj Drejtorie, Gani Rrustemi, tha se gjatë kësaj faze do të mbillen 5 mijë lule dhe 300 druaj të ri.

“Për këtë projekt janë ndarë mbi 9 mijë euro. Lulet do të mbillen kryesisht skaj rrugëve dhe shesheve në qendër të qytetit, ndërsa drunjtë skaj rrugës në hyrje të tunelit”.

Ai sqaroi se punët është duke i kryer firma “Viola” nga Gjilani.        
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)