03 Maj 2024

Misioni i FMN-së nga java e ardhshme në Serb

Beograd, 14 maj - Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) me rastin e ndjekjes së lëvizjeve makroekonomike në Serbi dhe marrëveshjes për aranzhmanin e ri, prej 18 deri më 27 maj do të qëndrojë në Beograd.

Aranzhmani kreditor i Serbisë me FMN-në skadoi më 15 prill, ndërsa Qeveria serbe negocion për vendosjen e një aranzhmani të ri. Ai ishte një aranzhuan dyvjeçar me vlerë prej rreth tre miliardë euro, ndërsa Serbia shfrytëzoi 1,5 miliardë euro.

Aranzhmani i ri duhet të vendoset për shkak të kujdesshmërisë, që do të thotë se nuk do të kontraktohet hua në para, por Serbia në rast të vështirësive të paparashikueshme financiare do të ketë në dispozicion një ndihmë të caktuar.

Pritet që marrëveshja për aranzhmanin e ri të Serbisë dhe FMN-së të arrihet deri në fillim të vjeshtës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)