27 Prill 2024

Ministria e Diasporës premton lehtësira për mergimtarët

Prishtinë, 6 korrik - Ministria e Diasporës e Republikës së Kosovës, mbajti konferencë për media ku këshilltari për media në Ministrinë e Diasporës, Xhevdet Sfarça, foli në veçanti për angazhimet edhe përgatitjet që ministria është duke i bërë në këtë periudhë të shtimit të fluksit të ardhjes së bashkatdhetarëve tanë nga diaspora.

“Ministria e Diasporës është themeluar para pak kohe dhe është ende në fazën e kompletimit të stafit të nevojshëm, si atij politik ashtu edhe stafit civil.

Ministri Ibrahim Makolli ka filluar intensivisht aktivitetet e tij. Ai tashmë ka vizituar disa shtetet ku jeton diaspora jonë. Janë krijuar edhe kontaktete para me shoqatat që përfaqësojnë diasporën e Kosovës në vende të ndryshme të botës.

Ministri Makolli ka realizuar disa vizita në Zvicër, Gjermani dhe Itali ku drejtpërdrejt ka biseduar me bashkatdhetarët tanë, për të dëgjuar nga afër për problemet që ata kanë.

Takimet dhe vizitat në shtete të tjera do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Qëllimi kryesor i ministrisë së Diasporës është trajtimi insitucional i mërgimtarëve tanë. Ministria e Diasporës tashmë është një adresë e tyre e veçant ku bashkë me dikasteret tjera të qeverisë do të punojmë në lehtësimin e nevojave që ata kanë.

Një nga synimet e ministrisë së diasporës është pra koordinimi i veprimeve të përbashkëta me të gjitha organizatat, shoqatat e qytetarëve tanë në diasporë, në mënyrë që të zgjidhen problemet me të cilat ballafaqohen ata, ruajtja e gjuhës, traditës dhe kultures, por gjithsesi edhe integrimi i tyre në shoqëritë ku ata jetojnë.

Poashtu ministria e Diasporës do të krijoj qendra kultutore në vendet ku ka përqëndrim më të madhë të diasporës.

Kemi hyrë në periudhën e pushimeve verore, dhe tash shtohet fluksi i ardhjes së mërgimtarëve tanë nga vendet ku ata jetojnë. Ministria e Diasporës, është duke bërë përpjekje maksimale që sivjet pushimi i tyre të jetë më ndryshe sesa herave të kaluara, në kuptimin pozitiv.

Që atyre tu krijohen lehtësira si në pikat kufitare ashtu edhe në aspektin e sigurisë së tyre duke mos e lënë anash edhe organizimin e shumë aktiviteteve arsimore, kulturore e sportive, që ministria i ka paraparë për Ditët e Mërgatës që fillojnë më 27 dhe përfundojnë më 30 korrik.

Këto aktivitetet organizohen në bashkëpunim me ministritë përkatëse si dhe qeveritë lokale të disa komunave.

Opinioni i gjerë brenda pak ditësh do të  njoftohet më detalisht lidhur me të gjitha aktivitetet dhe ngjarjet që do të ndodhin gjatë Ditëve të Mërgatës.

Me qëllim të krijimit të lehtësirave për bashkatdhetarët tanë që vijnë në Kosovë,  ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli tashmë ka takuar drejtuesit e policisë së Kosovës e doganave në mënyrë që bashkarisht të krijojmë procedura më lehtësuese kalimi në pikat kufitare .

Policia dhe Doganat  janë shprehur të gatshëm që të shtojnë kapacitetet e tyre në pikat kufitare, dhe se tashmë ato e kanë bërë këtë këtë .

Ministria e Diasporës edhe nga këtu i bënë thirrje pjestarëve të policisë së Kosovës që të jenë më tolerantë edhe në komunikacion me bashkatdhetarët tanë, por kjo tolerance të jetë gjithmonë brenda kornizave ligjore.

Poashtu kërkojmë edhe nga mërgimtarëve tanë për mirëkuptim kur pjestarë të sigurisë mund të ushtrojnë ndonjë kontrollë më të detajuar, kjo shkon edhe në mënyrë të ngritjes së sigurisë në përgjithësi për të gjithë.

Një nga vështirësitë që ministria ka identifikuar në pikat kufitare dhe që shkaktojnë shpesh edhe radhë të gjata gjatë hyrjes së mërgimtarëve në Kosovë, janë paisja me polisa të sigurimit të automjeteve.

Ministri Makolli u ka bërë thirrje kompanive të sigurimit që të paktën në këta dy muaj t’I shtojnë kapacitetet e tyre si në aspektin infrastrukturor, po ashtu edhe në numrin e punëtorëve në pikat kufitare dhe shpresojmë se kjo ka filluar të ndodh tashmë.

Poashtu edhe rishikimi i mundësive më të lehta të paisjes me polisa sigurimi, pasi që dihet se procedurat e tanishme marrin bukur shumë kohë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)