22 Mars 2023

Ministri Shala priti delegacionin e FMN-së për Kosovën

Prishtinë, 18 shkurt - Në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave po qëndron për vizite dy javore një ekip i Fondit Monetar Ndërkombëtar i cili u prit nga Ministri i Ekonomisë dhe Financave Ahmet Shala.

Duke ju dëshiruar mirëseardhje, Ministri i falënderoj zyrtarët e FMN-së që kishin gjetur kohë për të ndarë gëzimin së bashku me ne për festën e Pavarësisë së Kosovës.

Njëherit ministri Shala i informoi zyrtarët e FMN-së lidhur me përparimet e bëra që nga vizita e tyre e fundit në Tetor 2009.

Ai gjithashtu i njoftoj për procesin e ekzekutimit dhe aprovimit parlamentar të buxhetit, për ndryshimet që janë bërë si pjesë e reformave në sektorin e energjisë dhe reformat e ndërmarra në administratën tatimore, si dhe për hapat te cilët janë marr për zgjidhjen e nevojave shoqërore.

Gjatë takimit u diskutua edhe për tentimet dhe mënyrat e adresimit të nevojave të shumta të qytetarëve duke ju përmbajtur në të njëjtën kohë rregullave fiskale dhe përkushtimit për të pasur një buxhet të balancuar.

Theks të posaçëm gjatë bisedimeve patën, projekti i Autostradës dhe roli i këtij projekti për zhvillimin afatgjatë të ekonomisë së Kosovës.

Ministri Shala në fund të takimit ju uroj mysafirëve qëndrim të këndshëm dhe takime produktive gjatë qëndrimit të tyre dy javorë në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 mars 2023

- Asociacioni i Qendrave për Punë Sociale dhe Departamenti Punë Sociale, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” organizon ditën e dytë të konferencës se dytë Nacionale për shënimin e Ditës Botërore të Punës Sociale. (Fakulteti Filozofik i Universitetit të Prishtinës, ora 9:30)

- Administrata Tatimore e Kosovës në bashkëpunim me Iniciativën Kosovare për Stabilitet organizojnë panel diskutimi me temë “Formalizimi i punësimit”. (Biblioteka Kombëtare, ora 10:00)

- Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës organizon takim publik për hartimin e Koncept Dokumentit të Fushës së Ujërave. (Hotel Garden, ora 10:00)

- Ideatorët e platformës "Liria ka emër", Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, do të vizitojnë Organizatat e dala nga lufta të UÇK-së. (Zyrat e Organizatave të dala nga lufta të UÇK-së, ora 11:00)

- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, vizitojnë Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, ku planifikohet të fillojnë shërbimet për Fertilizim të Asistuar Mjekësor (FAM) në shërbimin publik. (Klinika Gjinekologjike në QKUK, ora 11:00)

- Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, jep mesazhin me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit. (Selia e BIK-ut, ora 11:00)

 - Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)

- Në shënimin e Javës Ndërkombëtare e Parasë, Shoqata e Bankave të Kosovës zhvillon një vizitë në shkollën "Thimi Mitko" në Gjilan. (Gjilan, ora 13:30)

- Instituti Demokratik i Kosovës në bashkëpunim me Transparency International organizon tryezën e diskutimit “Buxhetimi gjinor në kuadër të partive politike në Kosovë”, një diskutim i përbashkët mes kryetareve të forumeve të grave të partive kryesore në vend, trupave menaxhuese zgjedhore, shoqërisë civile dhe korit diplomatik në vend. (Hotel Sirius, ora 14:00)