04 Maj 2024

Ministri Shala në vizitë zyrtare në Mbreterinë e Bashkuar

Londër, 10 shtator - Gjatë qendrimit në Mbreterinë e Bashkuar më 9 dhe 10 shtator, Ministri Shala zhvilloi takime të nivelit të lartë në administratën e të hyrave dhe të Doganave si dhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Në agjencionin e të hyrave dhe Doganave, Shala u takua me znj. Jenny Cowles me të cilën diskutuan aspekte të bashkepunimit të ndërsjellë në fushën e doganave, me theks të veqantë qështjen e akcizave dhe taksave tjera.

Shkëmbimi i pervojave dhe ofrimi i mbeshtetjes në fusha specifike ishte në epiqendër të diskutimeve.  Znj Cowles siguroi Ministrin Shala për mbështetjen e vazhdueshme të Institucionit të cilin ajo e perfaqesoi dhe u dakordua që ky bashkepunim të thellohet në periudhën e ardhshme. 

Në DIFID Ministri Shala u takua me z. Daniel Fearn nga Ministria e Puneve te Jashtme dhe z. Anthony Smith udheheqes i DFID-it  për marëdhënie ndërkombëtare.

Në këtë takim u diskutua mbështetja e gjithanshme që Mbreteria e Bashkuar do të ofrojë për Kosovën, si në sferën e ndihmës finnciare përmes granteve poashtu edhe në mbeshtetjen politike për anëtarësimin e Kosovës ne Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Me këtë rast u diskutua gjendja e përgjithshme ekonomike dhe politike në Kosovë si dhe fushat në të cilat përkrahja e Breterise së Bashkuar është mëse e domosdoshme.

Në këtë kontekst, DFID-i ka shprehur interesimin për të perkrahur projektin e regjistrimit të popullsisë dhe projekte të tjera afatgjate për Kosovën dhe per këtë se shpejti pritet që DFID-i ta konkretizoj nivelin dhe rolin e angazhimit në Kosovë në periudhën e ardhshme dhe buxhetin që do ta ndajë për projekte të caktuara zhvillimore. 

Në kuadër të kësaj vizite Ministri Shala mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së shperblimeve për kompanite fituese në garën e kampanjave mediale dhe të marketingut të ndara nga kompania M&M.

Me këtë rast Projekti për Promovimin e Kosovës mori vendin e parë në një konkurencë të fortë dhe me vleresimin e juris profesionale, për kampanjën më të mirë për „branding“. Kjo u vlerësua një e arritur e madhe për imazhin e vendit dhe u vlerësua profesionlizmi i kompanisë Sachi&Sachi në udhëheqjen e këtij projekti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)