01 Prill 2023

Ministri Shala do të merr pjesë në takimet e FMN-së dhe BB-së

Prishtinë, 6 tetor - Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala i shoqëruar nga Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Financave, Bedri Hamza dhe zyrtarë tjerë të MEF-it, kanë udhëtuar sot për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të marrin pjesë në takimet  e rregullta vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtarë dhe Bankës Botërore, që do të mbahen më 7 – 10 tetor në Uashington DC .

Gjatë kësaj vizitë në SHBA, Ministri Ahmet Shala pritet të takohet me zyrtarë të lartë të Bankës Botërore, Fondin Monetar Ndërkombëtar  dhe me  përfaqësues  të shteteve të ndryshme pjesëmarrëse në këtë ngjarje të rëndësishme.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 prill 2023

- Federata e Pingpongut do të organizoj Kampionatin Individual të Kosovës për U19. (SHMU Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Dy ideatorët e platformës “Liria ka emër”, Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha do të mbajnë Konferencë për Media. (Hotel Sirius, ora 13:00)

- Mbahet hapja zyrtare e ekspozites “Some Call Us Balkans” i cili mirëpret 8 artistë të rinjë bashkëkohorë veprat e të cilëve eksplorojnë Ballkanin, mitet dhe konceptet e gabuara për të, përdorimet e hapsirës përtej stereotipeve, vizionimin e ekosistemeve të reja, mënyrat e banimit dhe të të qenurit bashkë mbi një bazë të përbashkët. (Termokiss, ora 16:00)

- Gara e Kompozitorëve të Ballkanit do ta hap edicionin e 3-të me programin e koncerteve. (Atelia e Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, ora 20:00)