14 Maj 2024

Ministri Hoxhaj përkrah promovimin e ambienit afarist në Kosovë

Prishtinë, 22 shkurt - Drejtori Ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Visar Bajra, pati sot një takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë të cilit ai e njoftoi me aktivitetet e OEAK-së ku  mes tjerash potencoi rëndësinë që ka aplikimi i përfaqësimit të përbashkët konsullor në diasporë mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë  lidhur me investimet potenciale ekonomike në vend.

Ministri Hoxhaj u pajtua plotësisht dhe ofroi përkrahjen e minstrisë që udhëheq ai për proceset që kanë ndikim në zhvillimin dhe promovimin e ambienit afarist në Kosovë.

Ai poashtu përmendi organizimin e forumeve ekonomike gjatë këtij viti në diasporë me fokus në sektorët e energjisë, minierave dhe mjedisit.

Me këtë rast të dy palët shprehen gatishmërinë e bashkëpunimit dhe përkrahjes profesionale për përmirësimin e klimës ekonomike në Kosovë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)