06 Maj 2024

Ministri Hamza vlerëson lartë punën e Doganave të Kosovës

Prishtinë, 30 maj - Ministri i Financave, Bedri Hamza  ka vizituar sot  Doganën e Kosovës, ku u prit nga  Drejtori i Përgjithshëm, Naim Huruglica me bashkëpunëtor.

Në këtë takim Ministri u njoftua me progresin e deritanishëm të doganës dhe te arriturat e doganës në planin e mbledhje së të hyrave.
 
Ministri i Financave,  Bedri Hamza  e vlerësojë lartë punën e doganës dhe tha se“ Qëllimi i vizitës së sotshme është përgëzimi i stafit të Doganës për punën e tyre.

Dogana me një staf profesional ka arritur që gjatë vitit 2011 të garantoj një stabilitet financiar si institucioni kyç në mbushjen e buxheti të Kosovës”.
 
Ai gjithashtu kërkojë nga Dogana e Kosovës  që të bëhet trajnimi i barabartë  i të gjitha bizneseve dhe njëkohësisht  kërkoi që Dogana të vazhdojë me këtë përkushtim në  respektimin e ligjit, mbledhjen e të hyrave dhe gjithashtu në luftën kundër ekonomisë joformale.
 
Ndërsa, Drejtoi i Doganës duke falënderuar Ministrin Hamza për vizitën dhe mbështetjen e tij, tha se “Gjatë pjesës së parë të vitit 2011 Dogana ka mbledhur afro 20% më shume të hyra në krahasim me vitin e kaluar, kurse kundrejt planifikimi vjetor për 2011 ne kemi afro 2% me shume te hyra. Në përgjithësi deri më tani kemi mbledhur 36% të të hyrave të nevojshme kurse presim që deri në fund të muajit të arrijmë 43-44 % të planit vjetor prej 830 milionëve. Shprehur ne shifra dogana deri me tani ka arritur te mbledhë 300 milion euro apo 39,1 milion euro më shumë se viti i kaluar”.
 
Në këtë takim u diskutua edhe për planet e Doganës për gjysmën e  dytë të vitit 2011 , ku drejtori Huruglica prezantoi planin e përgatitur, ku pritet angazhim  edhe më i madh nga stafi i Doganës për të kontribuar në mbledhjen e të hyrave.
 
Në kuadër të kësaj vizite ministri i financave Bedri Hamza së bashku me menaxhmentin e lartë të Doganës vizituan Qendrën operative ku u njoftuan për punën e kësaj qendre, procedurat, mbarëvajtjen e punës dhe problematikën ditore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)