03 Maj 2024

Ministri Hamza takohet me zyrtarë të lartë të FMN-së në SHBA

5Prishtinë, 20 prill - Ministri i Financave, Bedri Hamza, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka zhvilluar takime intensive me zyrtarë të lartë të FMN-së.

Ministri Hamza është takuar me znj. Meg Lundsager - drejtoreshë ekzekutive e SHBA-ve pranë Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Në këtë takim janë diskutuar tema të veçanta rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë duke përfshirë marrëveshjen për stand by aranzhmanin e nënshkruar me këtë institucion si dhe temat që lidhen me reformat strukturore në Kosovë, kornizën makro fiskale si dhe diskutime tjera me interes të veçantë.

Ministri Hamza gjithashtu është takuar edhe me znj. Nemat Shafik - zëvendësdrejtoreshë – udhëheqëse e FMN-së, si dhe Aleksander Borges - drejtor i Departamentit për Evropë në FMN.

Temë kryesore e këtij takimi ishte ecuria e deritanishme e implementimit të stand by aranzhmanit të nënshkruar me këtë institucion si dhe angazhimet tjera në të ardhmen.

Gjatë takimit, diskutime të veçanta janë zhvilluar edhe me zyrtarët e FMN-së për Kosovë të kryesuar nga Costas Christou, janë diskutuar të gjitha detajet rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë e në veçanti për Buxhetin e vitin 2011 si dhe Kornizën makro fiskale 2011 – 2014.

Pjesë e këtij takimi ishte edhe Willy Kiekens - drejtor i konstituencës belgo – austriake, i cili është edhe anëtar i bordit të FMN-së. Në këtë takim palët u pajtuan që të vazhdohet me diskutime në të ardhmen.

Në muajin maj presim një vizitë të zyrtarëve të FMN-së, gjatë së cilës do të diskutohet ecuria e implementimit të stand by arranzhmanit për Kosovën.

Gjatë kësaj dite janë zhvilluar takime tjera intensive me zyrtarë të FMN-së dhe Bankës Botërore me të cilët janë diskutuar tema të interesit të veçantë për Kosovën.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)