16 Maj 2024

Ministri Çeku, më i paguar në kabinetin Thaçi

Prishtinë, 31 gusht - Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku, del të jetë ministri më i paguar në kabinetin qeveritar të kryeministrit Hashim Thaçi.

Ministri Çeku në formularët e Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK) ka deklaruar se paga vjetore e tij si ministër është 16 mijë e 200 euro.

Po ashtu, ai ka deklaruar se përveç pagës merr edhe dy pensione një nga Ministria e Punës në Kosovë si pension i TMK-së dhe një tjetër nga Ministria e Mbrojtjes së Kroacisë.

Pensioni që ministri Çeku merr nga Kosova është 347 euro në muaj, ndërkaq ai nga Qeveria e Kroacisë është 1300 euro në muaj.I dyti për nga madhësia e pagës në Qeverinë Thaçi renditet ministri i Financave Bedri Hamza dhe ministrja e Integrimeve Evropiane Vlora Çitaku.

Paga vjetore e ministrit Hamza dhe e ministres Çitaku është 15 mijë e 246 euro.

Por, pavarësisht pozitës, ministri i Drejtësisë i cili njëkohësisht është edhe zëvendëskryeministër i Kosovës renditet në vendin e 10 për nga madhësia e pagës në kabinetin qeveritar të kryeministrit Hashim Thaçi.

Paga vjetore e ministrit Kuçi është 14 mije e 196 euro.

Në vendin e 14 për nga madhësia e pagës gjendet edhe ministrja e Tregtisë Mimoza Kusari – Lila, e cila njëkohësisht është edhe zëvendëskryeministre e Kosovës. Po ashtu, paga vjetore e saj është 13 mije e 301 euro.

Por, pavarësisht se kanë funksion dhe punë të njëjtë në kabinetin qeveritar, ministri i Shëndetësisë Ferid Agani del të jetë ministri me pagën më të vogël në kabinetin qeveritar të kryeministri Thaçi.

Ai në AKK ka deklaruar se paga vjetore e tij është 12 mijë e 866 euro, apo 3334 euro më e vogël se e ministrit të Ministrisë i Forcës së Sigurisë së Kosovës Agim Çeku.

Por, përveç pagës nga buxheti, ministri Agani ka deklaruar se merr edhe 3077 euro për punën profesionale në orginancën e tij personale “Studio Agani”.

Në anën tjetër, zyrtarë të Ministrisë së Financave thonë se pagat e ministrave kryesisht janë të njëjta, përveç pagës së Ministrisë të Forcës së Sigurisë, e cila sipas tyre është pak më e madhe se e ministrave tjerë.

“Pagat janë të njëjta thuajse përveç ministrit Agim Çeku, i cili ka pagë më të madhe”,tha shkurt përmes telefonit zëvendësministri i Financave Ramadan Avdiu.

Në anën tjetër, ish- ministri i Financave Haki Shatri thotë se në Qeverinë e kaluar, por edhe të gjitha qeveritë pagat e ministrave kanë qenë të gjitha të njëjta.

“Asnjëherë s’ka pas laramani pagash në pozitat ministrore”,tha ai

Pagat vjetore të ministrave

Agim Çeku 16,200 euro

Bedri Hamza     15,246 euro

Vlora Çitaku 15,246 euro

Dardan Gashi 15,240 euro

Enver Hoxhaj 15,240 euro

Fehmi Mujota 15,000 euro

Nenad Rashiq 14,820 euro

Sllobodan Petroviq 14,181 euro

Mahir Yagcilar    14,597 euro

Hajredin Kuçi     14,196 euro

Besim Beqaj 13,680 euro

Ibrahim Makolli 13,301 euro

Mimoza Kusari 13,301 euro

Memli Krasniqi 13,300 euro

Bajram Rexhepi 13,000 euro

Blerand Stavileci 13,296 euro

Ramë Buja 12,960 euro

Radoica Tomiç 13,296 euro

Ferid Agani 12,866 euro 


/zeri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)