29 Prill 2024

Ministri Beqaj sot viziton Shqipërinë

Prishtinë, 22 gusht - Ministri i Zhvillimit Ekonomik Besim Beqaj sot viziton Tiranën me ç’rast do të takohet me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha.

Gjatë takimit në mes të kryeministrit shqiptar dhe ministrit Beqaj do të bisedohet lidhur me bashkepunimin ekonomik në mes të dy vendeve me theks të veçantë në lëmijtë të cilat i mbulon Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe bashkëpunimi bilateral pas aplikimit të masave të reciprocitetit në marrëdhëniet tregtare në mes Kosovës dhe Serbisë.

Vend i veçante gjatë takimit do t’i kushtohet bashkëpunimit në mes të bizneseve të dy vendeve dhe angazhimit të institucioneve të dy shteteve që raportet ekonomike të arrijnë nivelin e marrëdhënieve të shkëlqyera politike në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.

Vizita e ministrit Beqaj në Shqipëri dhe takimi me kryeministrin Berisha është pjesë e aktiviteteve të  Qeverisë së Kosovës dhe MZHE-së në avansimin e marrëdhënieve ekonomike me Shqipërinë dhe vendet e regjionit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)