28 Prill 2024

Ministri Beqaj sot viziton Maqedoninë

Prishtinë, 19 gusht - Ministri i Zhvillimit Ekonomik Besim Beqaj sot, do të vizitoj Maqedoninë dhe do të takohet me ministrin e Ekonomisë së Republikës së Maqedonisë, Valon Saraçini.

Gjatë takimit me homologun e vet nga Maqedonia ministri Beqaj do të bisedoj lidhur me bashkëpunimin ekonomik në mes të dy vendeve, me theks të veçantë në zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit pas ndërmarrjes së masave të reciprocitetit në marrëdhëniet tregtare me Serbinë.

Ministri Beqaj gjithashtu do të merr pjesë në takimin e bizneseve të dy vendeve të organizuar nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore dhe Aleanca Kosovare e Biznesit.

Në Forumin e Biznesit Maqedoni- Kosovë, B2B do të marrin pjesë një grupi i madh i  bizneseve nga Kosova dhe Maqedonia të sektorëve të agrobiznesit, ndërtimtarisë, tregtisë, industrisë së naftës dhe shërbimeve.


Delegacionit të Biznesit do të prijë AKB me qëllim të ngritjes së shkëmbimeve tregtare në mes dy vendeve si dhe plotësimin e tregjeve Kosovë-Maqedoni me produkte të dy shteteve tona.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)