Ministri Beqaj në vizitë dy ditore në Gjermani
Gjatë takimeve do të bisedohet lidhur me zhvillimin e mëtejmë të marrëdhënieve në mes të dy vendeve në lëmin e ekonomisë, me theks të veçantë në mundësitë e bashkëpunimit në mes të ndërmarrjeve kosovare dhe atyre nga gjermane, praktikat gjermane për përkrahjen e NVM-ve me qëllim të promovimit të sektorit të zejtarisë, bashkëpunimi në mes të Kosovës dhe Gjermanisë në fushën e trajnimeve dhe aftësimeve profesionale si dhe intensifikimi i bashkëpunimit në mes të asociacioneve të biznesit në promovimin e eksporteve në tregjet ndërkombëtare.