01 Maj 2024

Ministri Bedri Hamza zyrtarisht pranon detyrën

Prishtinë, 24 shkurt - Ministri i porsaemëruar i Financave, Bedri Hamza, të enjten edhe zyrtarisht ka pranuar këtë detyrë. Në një ceremoni të rastit të organizuar në këtë ministri, detyrën e mori nga ministri i deritashëm i MEF-it, Ahmet Shala.

Në këtë ceremoni të pranishëm ishin edhe ambasadori i SHBA-ve në Kosovës, Christopher Dell,ambasadori i Francës në Kosovë, Jean François Fitou,  Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Hans-Dieter Steinbach,  përfaqësuesi  i Bankës Botërore, Ranjit Nayak, ai Fondit Monetar, Josse Suliman dhe përfaqësues të organizatave tjera ndërkombëtare në Kosovë.

“ Për më shumë se tri vite kemi funksionuar si një ekip i koordinuar mirë dhe kemi shtyrë përpara shumë procese të rëndësishme. Këtu kontribut të veçantë ka dhënë ministri i deritashëm, për çka edhe e falënderoj në mënyrë të sinqertë”, ka thënë fillimisht z. Bedri Hamza.

Ministri Hamza është shprehur optimist edhe për punën dhe detyruat që e presin këtë ministri.

“Duke ditur potencialin dhe kapacitete që ka kjo ministri, jam optimist se  me sukses do të përmbushim të gjitha detyrat që shtrohen para nesh. Kur e them këtë, kam parasysh hartimin sa më të shpejtë të buxhetit, miratimin e tij dhe përmbushjen e objektivave që dalin prej atij”, ka thënë Hamza. 

Me këtë rast  ministri i deritashëm Ahmet Shala ka falënderuar tërë ekipin për punët e mëdha që kanë bërë gjatë tri vjetëve.

"Për mua ka qenë kënaqësi  që ka punuar me një ekip të mirë, vigjilent dhe të përgatitur profesionalisht. Shpresoj se kështu do të vazhdoni edhe më tutje, meqenëse Ministria e Financave nuk është vetëm një vend ku vetëm grumbullohet paraja publike, por edhe të ndërtohen politikat për reformat të rëndësishme që na presin. Kam bindje të plotë se ju mund ta bëni këtë. Ndërsa, unë përherë do të jem në mbështetjen e juaj. Prandaj, sukses dhe urime”, ka thënë ish-ministri Ahmet Shala.

Një pjesë e kompetencave të MEF-it, pas riorganizimit të Qeverisë së Kosovës, janë bartur në Ministrinë e Ekonomisë. Pranimin e tyre në këtë ceremoni e bëri ministri Besim Beqaj.

Ministri i tashëm i Ministrisë së Financave, Bedri Hamza, në mandatin e kaluar ka qenë zëvendësministër në MEF. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)