07 Maj 2024

Ministrat e Financave të eurozonës paralajmërojnë Greqinë

Bruskel, 17 maj - Shtetet e zonës euro i kanë kërkuar Greqisë së zhytur në borxhe shumë të larta që të bëjë përpjekje më të mëdha për kursime dhe shitje të pasurisë shtetërore.

Pas konsultimeve të ministrave të Financave të euro-grupit në Bruksel,  ministrja franceze Christine Lagarde tha se privatizimi është i vonuar, dhe kjo gjendje duhet të ndryshojë.

Kryeministri i Luksemburgut, Jean-Claude Juncker deklaroi se një ristrukturim borxhi i lehtë i Greqisë nuk do të përjashtohet. Kjo ka të bëjë sipas të dhënave të diplomatëve me afatet e gjata për kreditë dhe interesat e ulta.

Po ashtu Juncker sheh të mundshme një paketë të re ndihmash financiare. Greqisë iu premtua në 2010-n, një kredi ndërkombëtare rreth 110 miliardë euro.

Por vendi nuk mund të përballojë borxhin shumë të lartë. Siç pritej, ministrat e Financave miratuan paketën e ndihmës financiare prej 78 miliardë eurosh për Portugalinë.

Si pasardhës për postin e shefit të Bankës Qëndrore Europiane Jean-Claude Trichet, ministrat emëruan shefin e Bankës italiane Mario Draghi.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)