29 Mars 2024

Ministrat e BE-së nuk pajtohen për ashpërsimin e paktit të stabilitetit

Bruksel, 28 shtator - Ministrat e Financave të Bashkimit Evropian nuk kanë arritur ndonjë rezultat në konkret në përpjekjen për ashpërsimin e paktit të stabilitetit.

Presidenti i Këshillit të BE-së, Herman van Rompuy, pas një takimi në Bruksel deklaroi se ekziston konsensusi që rregullat e paktit në të ardhmen duhet të zbatohen më me rigorozitet.

Edhe sanksionet kundër shteteve që shkelin limitin e deficitit buxhetor do të vendosen më herët.

Komisioneri i BE-së për valutën Olli Rehn pas takimit tha se: "Sanksionet duhet të vihen në veprim gati në mënyrë automatike dhe herët, në mënyrë që ato të kenë efekt parandalues. Kjo është e rëndësishme që të sigurojmë ashtu siç duhet disiplinimin e buxheteve."

Pikërisht në këtë  futja e automatizmit në vendosjen e gjobave nuk pati ujdi. Ministrja franceze e Ekonomisë, Christine Lagarde këmbënguli për lënien e hapësirave të veprimit politik në këto çështje, ndërsa, ministri gjerman i Financave, ëolfgang Schäuble, mbështeti futjen e gjobat që vihen në veprim automatikisht nëse shkelen kriteret.

Qëllimi i ashpërsimit të paktit të stabilitetit synon mënjanimin e krizave si ajo e Greqisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)