27 Prill 2024

Milionerët gjermanë kërkojnë tatime më të larta

Berlin, 3 shtator - Shumë gjermanë të pasur duan të kontribuojnë më shumë për rimëkëmbjen e financave shtetërore. Edhe ata besojnë që sistemet sociale po lëkunden.

15 shtatori 2008 ishte dita kur bota pa humnerën e një krize botërore të përmasave të papërfytyrueshme. Kjo ndodhi pas dështimit të bankës amerikane të investimeve Lehman Brothers.

Tri vjet më vonë, në Gjermani bota financiare duket sërish në rregull, sepse asnjëherë nuk ka pasur kaq të pasur dhe super të pasur sa në verë 2011: në llogaritë rrjedhëse të pasanikëve gjen rreth 7,4 bilionë euro, rreth katër herë më shumë se sa gjendja aktuale e borxheve të federatës.

Deficitetet buxhetore janë rritur në një masë të tillë, sa në të gjithë vendin po mbyllen biblioteka dhe pishina ose eleminohen vende pune. Komunave gjermane u mungojnë 126 miliardë euro. Shkollat në të gjithë Gjermaninë nuk riparohen dot, sepse mungojnë paratë. Kështu ndodh që kur bie shi mund të shohësh edhe kova, për të mbledhur ujin që bie.

Jo vetëm përballë një situate të tillë tek shumë të pasur është shtuar gatishmëria për të paguar më shumë taksa. \"Disa shifra përqindjeje më shumë nuk i varfërojnë ata që jetojnë në mirëqënie,\" i thotë këngëtari i muzikës pop, Marius Müller Westernhagen gazetës së përjavshme Die Zeit. Ai shtoi se të gjithë pasurohen kur të ardhurat shtesë përdoren për eleminimin e borxheve.

Në të njëjtën mënyrë flet edhe milionieri i Hamburgut, Peter Krämer. Ai është për rifutjen e taksës së kapitalit, e cila u hoq më 1996 nga qeveria e përbërë prej CD/CSU dhe FDP-ja.

Taksa për kapitalin në vitin kur u hoq kishte çuar në arkat shtetërore 4,6 miliardë euro. Psikiatri Dieter Lehmkuhl, nga \"Inisiativa e të Pasurve për një taksë për kapitalin\" i thotë Deutsche Welle-s, se do të ishte mirë që të futej një taksë në masën 1,5% për të pasurit me një vlerë prone prej të paktën 1 milionë euro: \"Kjo prek rreth 2,2 milionë gjermanë - dhe ata do ta miratonin një taksë të tillë\".

Në fillim të vitit 2011 të Gjelbrit patën llogaritur të ardhurat që do të vinin nga një taksë për kapitalin. Në bazë të kësaj përllogaritjeje, ministri i Financave do të fitonte brenda 10 vjetësh 100 deri 120 miliardë euro.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)