16 Maj 2024

Merkeli: Matini mirë fjalët për daljen e Greqisë nga Eurozona

Berlin, 28 gusht - Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel i paralajmëroi aleatët e vet të koalicionit në fuqi në Gjermani që t'i peshojnë mirë fjalët e të mos thonë lehtë se Greqia do të largohet nga Eurozona.

Pak kohë më parë Alexander Dobrindt, një deputet i vjetër i Partisë Bashkimi Socialkristian, pjesëtare e koalicionit qeveritar në Gjermani, u shpreh se ai parashikon që vitin tjetër Greqia do të tërhiqet nga Eurozona.

Analistët vënë në dukje se shtatori do të jetë periudha kyçe që do të përcaktojë nëse Greqia do të mbetet në zonën e euros. Ndërkohë Trojka, e përbërë nga Komisioni Europian, Banka Qendrore Europiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, pritet të publikojë një raport mbi ecurinë e reformave dhe të masave shtrënguese financiare të Greqisë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)