20 Prill 2024

Merkel njofton qytetarët për kursin e kursimeve

Berlin, 15 maj - Kancelarja Angela Merkel i ka vënë në dijeni qytetarët e saj për zbatimin e një programi kursimi të ndjeshëm.

Gjermania prej dekadash ka jetuar mbi mundësitë e saj, tha Merkel në takimin e kishës ekumenike në Mynih.

"Prandaj mes periudhës 2011 dhe 2015 duhet të shpenzojmë për çdo vit mesatarisht më shumë se 10 miliardë euro më pak. Për këtë arsye në javët e ardhshme pyetja kryesore do të jetë se ku mund të kursehet. Fusha e arsimit, ajo e kërkimeve shkencore dhe kujdesi për fëmijët janë të përjashtuara nga ky kurs", theksoi Merkel.

Por subvencionet dhe shumë më tepër do të merren në shqyrtim, ndër to dhe shumë gjëra që janë të dashura dhe  të shtrenjta për ne, theksoi Merkel. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)