14 Maj 2024

Merkel: Kriza i prek të varfërit, të pasurit me para jashtë vendit

Berlin, 24 shkurt - Mirënjohjen e saj për përpjekjet reformuese të Greqisë si dhe për vështirësitë me të cilat po përballet populli grek ka shprehur kancelarja gjermane, Angela Merkel, duke theksuar njëkohësisht nevojën për zbatimin e angazhimeve pasi nuk ka rrugëzgjidhje tjetër.

“Ne duam zhvillim në Greqi, kështu që kemi nevojë për një shtet i cili duhet të funksionojë siç duhet”, tha ajo në një fjalim në Mecklenburg.

Kancelarja Angela Merkel theksoi se në qoftë se Greqia dëshiron investime duhet të krijojë kushtet e nevojshme dhe të besueshme, të luftojë korrupsionin dhe të mirëpresi kompanitë gjermane. Gjithashtu, vuri në dukje se në një bashkim monetar, të gjithë anëtarët duhet t’u përmbahen angazhimeve të përbashkëta.

“Secili duhet të bëjë atë që ka premtuar, përndryshe nuk mund kjo Europë të mbetet e bashkuar”, tha ajo në mënyrë karakteristike.

Kancelarja gjermane theksoi megjithatë, gatishmërinë e qeverisë së saj për solidaritet dhe pranoi se sa e vështirë është rruga e reformave për Greqinë dhe se çfarë kërkohet nga qytetarët grekë.

“Kam respekt të madh për atë që është vendosur nga parlamenti grek”, deklaroi Merkel dhe i është referuar faktit se tashmë të pasurit kanë lëvizur paratë e tyre në banka të huaja dhe “njerëzit e thjeshtë vuajnë”, por ka shpjeguar se nuk ka asnjë zgjidhje tjetër alternative, përvec reformave strukturore.

Duke iu referuar propozimit për të futur tatimin mbi transaksionet financiare, Merkel theksoi se “dëshirojmë në Europë një taksë të tillë, e cila do të detyrojë të paguajnë ata, që krijuan të gjithë këtë katastrofë”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)