04 Maj 2024

Merkel kërkon e agjenci evropiane për kontrollin financiar

Berlin, 19 korrik - Kancelarja gjermane Angela Merkel e vlerësoi si shumë të rëndësishme për një periudhë afatmesme që Evropa të pajiset me agjencinë e saj të kontrollit financiar, në një intervistë për televizionin publik ARD të publikuar dje.
   
"Është e rëndësishme në një periudhë afatmesme që edhe Evropa të ketë një agjenci vlerësimi", deklaroi ajo, duke theksuar se një organizëm i tillë duhet të krijohet nga "ekonomia evropiane" dhe jo nga shtetet.
   
Të akuzuara se bëjnë ligjin në planetin financiar, tri agjencitë e vlerësimit janë të gjitha anglo-saksone: Moody's, Standard and Poor's dhe Fitch (që megjithatë i përket grupit francez Fimalac).
   
Evropa ka filluar një matje force me këto agjenci dhe është shprehur për krijimin e një organizmi evropian pas uljes spektakolare në kategori, e cilësuar si "spekulative", të vlerësimit për Portugalinë nga Moody's, më 5 korrik, gjë që rrezikon të keqësojë krizën e borxhit në zonën euro, e shkaktaur nga situata në Greqi.
   
"Agjencitë e vlerësimit nuk janë të këqija në vetvete, por ato veprojnë në momente delikate dhe ne kemi në ato moment një moment të tillë delikat me euron, dhe për më tepër ato nuk e marrin absolutisht në konsideratë atë që është e arsyeshme", u shpreh Merkel.
   
Sipas kancelares gjermane, "duhet të reflektojmë nëse duhet të besojmë gjithçka që ato thonë".

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)