28 Prill 2024

Merkel kërcënoi për dalje nga Eurozona

Bruksel, 6 dhjetor - Për herë të parë, kancelarja gjermane Merkel paralajmëroi se vendi i saj mund të braktisë euron, monedhën e përbashkët, nëse ajo do të dështojë në fushatën e saj për të vendosur një regjim të ri për monedhën e përbashkët.

Në një takim në Bruksel, në fund të tetorit, që u dominua nga kriza e euros dhe mundësia e shpëtimit financiar të Irlandës, Merkel u fut në një debat me Kryeministrin grek, Papandreu.

Qëllimi kryesor i Merkel, të cilin ajo e arriti, ishte që të fitonte një marrëveshje për rihapjen e Traktatit të Lisbonës në mënyrë që të krijohet një sistem i përhershëm “shpëtimi financiar”, si në rastrin e Greqisë dhe Irlandës.

Gjermanët gjithashtu bënë thirrje dhe për humbje të së drejtës së votës për vendet që kërkonin ndihmë financiare. Bëhet fjalë për votën në Këshillin e BE-së.

Debatet mes Papandreut dhe Merkelit janë zhvilluar gjatë një darke, në të cilën Kryeministri deklaroi se masat që kërkonte të merrte Merkel nuk ishin demokratike.

Merkel iu përgjigj grekut se nëse klubi i euros po bëhej ky lloj klubi që ishte, atëherë Gjermania ndoshta duhet që të largohej. Ishte hera e parë në dhjetë muajt e krizës së euros që Gjermania, një nga vendet më të shëndetshme ekonomie të kontinentit, ka bërë një deklaratë të tillë.

Ndërsa zëdhënësi i kancelares nuk ka pranuar që ta komentojë deklaratën e Merkel, analistët thonë se kjo mundësi ka pak shanse që të jetë e vërtetë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)