15 Maj 2024

Merkel: Greqia të përmbushë angazhimet e saj

Berlin, 14 shkurt - Kancelarja gjermane, Angela Merkel, në një intervistë për gazetën “Passauer Neue Presse” ftoi Greqinë të përmbushë angazhimet e saj.

Vuri në dukje se disa nga masat për të cilat ka rënë dakord me Trojkën vazhdojnë të mbeten në letër.

Merkel i është referuar në veçanti objektivit për reduktimin e borxhit grek në 120 % të PBB-së deri në vitin 2020, duke theksuar se duhet arritur, ndërsa duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me protestat në Athinë, shprehu mirëkuptimin e saj, pasi siç tha «reformat e nevojshme sjellin shkurtime të thella për shumë grekë".

Gjithashtu, Merkel shprehu mirëkuptimin e saj edhe për ata, të cilët nuk ishin personalisht përgjegjës për krizën dhe tani protestojnë në mënyrë paqësore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)