28 Prill 2024

Merkel: Gjermania në rrugë të mirë pas krizës ekonomike

Berlin, 31 dhjetor - Kancelarja gjermane Angela Merkel e konsideron të tejkaluar krizën ekonomike në Gjermani.

Si asnjë vend tjetër Gjermania ka arritur të menaxhojë krizën, tha Merkel në fjalimin e saj drejtuar kombit me rastin e Vitit të Ri. Bile vendi ka dalur i forcuar nga kriza.

Në Gjermaninë e bashkuar asnjëherë njerëzitë nuk kanë pasur më shumë punë se sa sot. Por Gjermania duhet të vazhdojë të dëshmojë edhe më tej fuqinë e saj, paralajmëroi politikanja e Unionit Kristiandemokrat (CDU).

Evropa aktualisht ndodhet "në mes të një prove vendimtare". Euro duhet të forcohet. Evropa e bashkuar është "garant për paqen dhe lirinë" ndërsa euro "baza e mirëqenies sonë".

Kancelarja nderoi edhe ushtarët në misionin e Afganistanit dhe pjesëtarët e tyre të familjeve. Ata përjetuan gjatë këtij viti vdekjen e nëntë shokëve të tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)