16 Maj 2024

Merkel e vendosur që ta mbajë Greqinë në Eurozonë

Berlin, 10 shtator - Angela Merkel është e vendosur që ta mbajë Greqinë në zonën e euros. Sipas informacioneve të revistës \"Der Spiegel\" kancelarja beson se Greqia nuk duhet të heqë dorë në asnjë mënyrë nga euroja.

Sipas njoftimeve kancelarja Angela Merkel është shprehur se \"Ne duhet të gjejmë një zgjidhje.\"

Ky vendim është marrë në zyrën e kancelares, madje përpara se trojka e përbërë nga Komisioni i BE-së, Banka Qendrore Evropiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar të niseshin për misionin e tyre të ri në Athinë.

Kancelarja dhe këshilltarët e saj kanë frikë se një dalje e Greqisë nga eurozona mund të shkaktojë një efekt domino si në rastin e falimentimit të bankës amerikane Lehman Brothers në vjeshtën e vitit 2008.

Në një rast të tillë vetëm Gjermania do të humbiste rreth 62 miliardë euro. Kancelarja Merkel mendon se edhe kostot politike të daljes së Greqisë nga eurozona do të ishin shumë të larta.

Këshilltarët e Merkelit thonë se qeverisë federale gjermane do t\'i duhet ndoshta të stabilizojë me anën e një bashkimi të përbashkët borxhesh vende problematike si Italia dhe Spanja.

“Ne duhet t\'i mbajmë premtimet\" - tha kancelarja Angela Merkel por duke mënjanuar çdo lloj saktësimi dhe duke shtuar që duhet të presim raportin e trojkës që pritet të dalë në fund të shtatorit, raporton Dw.

Megjithatë një program të tretë ndihme për Greqinë e goditur nga kriza Merkeli do që ta parandalojë patjetër, sepse për këtë ajo nuk do të mund të marrë dot shumicën e votave në parlament.

Në vend të kësaj ajo mendon që programi aktual i ndihmave mund të ristrukturohet, pra kësti i kredisë që do të paguhet së pari të jetë më i lartë nga sa ishte planifikuar dhe kësti i ardhshëm të reduktohet në përputhje me të

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)