28 Prill 2024

Merkel e sheh me optimizëm të ardhmen e eurozonës

Berlin, 19 qershor - Kancelarja gjermane Angela Merkel, e sheh me optimizëm zhvillimin e mëtejshëm në eurozonë megjithë krizën e Greqisë së zhytur thellë në borxhe. Për momentin shtetet e euros janë shumë më mirë të përgatitura, tha Merkel për revistën "Siper-Ilu".

Aktualisht me rëndësi është që të përpunohen dështimet dhe mëkatet e së kaluarës. Kancelarja vlerësoi lart përpjekjet e deritanishme të qeverisë së Athinës për kapërcimin e krizës. Kështu borxhet e reja janë ulur në një përqindje prej pesë pikësh.

Ky është një kontribut i madh në fushën e kursimeve, tha Merkel. Megjithatë ai nuk është ende i mjaftueshëm. Të dielën në mbrëmje ministrat e financave të eurozonës takohen përsëri së bashku për tu këshilluar për gjendjen në Greqi.

Bëhet fjalë për një paketë ndihme të re deri në 120 miliardë euro si dhe për lëvrimin e dymbëdhjetë miliardë eurove nga programi i parë shpëtimtar nga viti 2010. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)