17 Maj 2024

Merkel: Duhet një dekadë për daljen e Evropës nga kriza

Berlin, 6 nëntor - Kancelarja gjermane, Angela Merkel theksoi sot se Evropës do t’i duhet një dekadë për normalizmin e financave dhe daljen nga kriza e borxhit, në një mesazh video të përjavshëm për gjermanët.

”Zgjidhja e krizës së borxhit është një rrugë që kërkon shumë përpjekje, për të cilën ne duhet të avancojmë hap pas hapi”, deklaroi ajo pas samitit të G20-s që u zhvillua në Kanë dhe kushtuar kryesisht kësaj çështjeje.

“Kriza e borxhit nuk do të kalojë me një goditje dhe është e sigurtë se do të duhet një dekadë, që ne t ëjemi sërish në një gjendje më të mirë”, shtoi kancelarja duke nënvizuar nevojën që të gjitha vendet e zonës euro të limitojnë borxhin e tyre.

“Secili në Evropë duhet të bëjë përpjekje dhe të përmbushë të gjitha detyrat e tij”, nënvizoi ajo.

Samiti i G20-s, ku mori pjesë edhe kancelarja gjermane Merkel, bëri përpjekje për shmangien e krizës greke duke vendosur Italinë në mbikëqyrjen e FMN-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)