29 Prill 2024

Mërgimtarët i sjellin parat n'xhepa

Prishtinë, 22 gusht – Megjithëse se që nga pas lufta sistemi bankar në vend është zhvilluar shumë sipas standardeve ndërkombëtare, siç duket akoma mërgimtarët tanë një pjesë të parave të tyre, po i sjellin në xhepa. Kështu thuhet në raportin e funti të publikuar nga programi i UNDP-së, në Kosovë, për vitin 2011.

Sipas publikimit të UNPD-së, për remitancat në Kosovë, më shumë se gjysma, 57.2 për qind e remitencave në para të gatshme dërgohen në Kosovë përmes bankave, debit/kredit kartelave, Agjencive për Transferimin e Parave (ATP-ve) dhe postës.

“Pjesa tjetër, 42.8 për qind sillen në Kosovë personalisht nga emigrantët apo miqtë e tyre. Kjo e fundit është dukshëm më e lartë për femrat, 58 për qind”, thuhet në studimin e UNDP-së.

Edhe pse kanalet e transferimit të remitencave janë zyrtarizuar që nga viti 2010, UNDP ka arritur në përfundim se kanalet joformale mbeten akoma të popullarizuara kryesisht për shkak të kostos.

Gërxhaliu. Paret po vijnë në çorape

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës(OEK), Safet Gërxhaliu, ka vlerësuar se dukuria e mërgimtarëve që parat e tyre t’i sjellin vet, apo në formë të “çorapeve” është mbetur si traditë e qytetarëve të Kosovës, që nuk po harrohet.

“Mërgimtarët tanë janë ata që kanë kontribuar më së shumti për Kosovë dhe ata në shumicën e rasteve mjete e tyre për të ndihmuar familjarët ve tyre, apo dhe për qëllime tjera, i kanë sjell vet ose për mes kanaleve jo zyrtare”, ka thënë ai për gazetën Epoka e re.

Gërxhaliu mendon se dukuria që parat të sillen për mes “çorapeve”, ka qenë e hershme dhe ka krijuar nj traditë që nuk po mund të harrohet
Ai ka kritikuar institucionet e Kosovës se nuk po bëjnë sa duhet për mërgimtarët tanë që jetojnë dhe veprojnë në shumë vende të botës.

“Edhe pas shuam viteve të pasluftës, ende nuk kemi një politikë të qartë për remitencat e kosovarëve, ato po shpenzohen vetëm për konsum dhe kjo nuk i ndihmon zhvillimit ekonomik të Kosovës”, ka thënë ai.

Mërgimtarët: 379 milion euro në vitin 2011

Të dhënat e tregojnë se shuma totale e të hyrave të remitencave në Kosovë ka shënuar rënie prej 14 për qind në mes të vitit 2010 dhe 2011, nga 442 në 379.6 milionë euro.
“Ngjashëm me vitin 2010, shpenzimet e emigrantëve gjatë vizitave në Kosovë përbëjnë një përqindje më të madhe të shumës totale të remitencave, me 214.4 milionë euro, në krahasim me remitencat në para të gatshme dhe mallra e shërbime me 165.6 milionë euro”, thuhet në raport.

Në anën tjetër, analizat statistikore me regresion tregojnë që remitencat ndikojnë negativisht në ofertën e fuqisë punëtore të pranuesve, sidomos atë të grave kryefamiljare.

“Këto të fundit janë më pasive në tregun e punës në krahasim me kryefamiljaret e amvisërive jopranuese dhe në aspektin e moskërkimit të punës derisa janë të papuna edhe në shfrytëzimin e Shërbimeve Publike të Punësimit (PES)”, thuhet në raport. Ndryshe anketa e UNDP-së është e bazuar në bazë të intervistimin të 8,000 amvisërive që jetojnë në Kosovë dhe 656 anëtarë emigrantë të tyre që jetojnë jashtë vendit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)