07 Maj 2024

MEF blen dy çanta për llaptop në vlerë prej 700 euro

Prishtinë, 4 korrik - Parregullsi të mëdha ka evidencuar Zyra e Auditorit Gjeneral të Kosovës (ZGJK), gjatë auditimit të pasqyrave financiare të Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave (MEF) gjatë vitit 2010. Te blerjet e dy çantave për llaptop në vlerë prej 700 euro, auditori ka vërejtur se dy nga tre ofertat e pranuara kanë vulën e të njëjtit OE.

“Kjo na lë të kuptojmë se të dy ofertat janë nga i njëjti operator. Për më tepër, edhe oferta e tretë nuk është e plotë. Shkak i saj është mungesa e mjaftueshme e kontrollit mbi prokurimin me vlerë minimale. Si pasojë, nuk është siguruar konkurrenca efektive nga autoriteti kontraktues dhe kjo ka mund të krijojë blerje të mallit me çmime jo të arsyeshme”, thuhet në raportin e auditorit për këtë Ministri.

Edhe më tenderin për furnizim me vetura, auditori ka gjetur favorizim të kompanisë së caktuar nga ana e MEF-it.

Auditori gjatë rishikimit të tenderit “Blerja e veturave” ka vërejtur se specifikacioni teknik i tenderit është përgatitur në mënyrë preferenciale, duke e përshkruar tipin e veturave, ku vlera financiare e dy veturave ishte 98.400 euro.

Po ashtu, në këtë ministri auditori ka gjetur kur në tri raste të testuara, MEF-i ka bërë pagesa të biletave të udhëtimit për klasën e biznesit.

Sipas auditorit, vlera e një bilete të paguar për person, në secilin rast ishte 3 mijë e 91 euro, 3 mijë e 87 euro, dhe 3 mijë e 42 euro, ku biletat e paguara për klasën e biznesit ishin për rreth 266 për qind krahasuar me biletat e paguara për klasën ekonomike të së njëjtës datë.

Sipas auditorit, raste të tilla tregojnë për dobësi në dizajnimin dhe implementimin e proceseve të prokurimit në ministri.

Auditori Gjeneral ka gjetur parregullsi edhe në pagesën lidhur me botimin e broshurave, ku është hasur mospërputhje midis sasisë së kërkuar, të faturuar dhe asaj të pranuar.

“Pagesës së datës 22.11.2010, në vlerë totale prej 15.537 €, i janë bashkangjitur dy fatura, njëra në vlerë prej 8.444 € dhe tjetra 7.093 €. Faturat e bashkëngjitura tregojnë obligimin ndaj Operatorit Ekonomik për publikimin e 5.500 broshurave. Ndërsa, auditori ka marrë dëshminë për pranimin e 800 broshurave, ku si rrjedhojë, kemi hasur diferencën mes broshurave të kërkuara, pranuara, të faturuara dhe të paguara. Diferenca është 4700 copë, në vlerë prej 8.787”, thuhet në raport.

Edhe në tenderin “Relacionet me publikun dhe botimet për nevojat e MEF-it”, komisioni vlerësues ka kualifikuar tre ofertues si të përgjegjshëm.

Auditori gjatë auditimit ka konstatuar se dy nga këta tre ofertues nuk i kishin plotësuar kriteret e përzgjedhjes, pasi që nuk kishin dhënë ofertat e tyre për të gjitha pjesët e kërkuara. Sipas auditorit, një nga tre ofertuesit kishte konkurruar me sasinë-tirazhin më të madh sesa ishte kërkuar.

Po ashtu, si kriter për dhënie të kontratës çmimit i ishte dhënë peshë e vlerësimit vetëm 40% në vend të 50%, sa kërkohet. Kjo ka ndodhur për shkak të mosimplementimit të duhur të proceseve të prokurimit dhe mungesës së kontrollit të brendshëm. Kjo gjë krijon paqartësi në procese të vlerësimit.

Dosje të pakompletuara

Auditori Gjeneral i Kosovës në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave ka gjetur dosje të pakompletuar të personelit.

“Çdo dosje e të punësuarit duhet të përmbajë dëshmi të plota dhe të qarta të kualifikimeve përkatëse, procesit të rekrutimit, performancës dhe zhvillimit të karrierës. Ne kemi vërejtur disa raste kur dosjeve të personelit iju mungojnë dokumente dhe të dhëna personale, siç janë: aplikacionet për punësim, dëshmi për shkollimin, dokumente të komisionit të pranimit, vlerësimi vjetor dhe përshkrimi i vendit të punës”, thuhet në raport të auditimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)