05 Maj 2024

Më shumë vende për zanat se sa nxënës të interesuar

Bernë, 21 qershor - Ndërmarrjet kanë shpallur 81.000 vende për mësimin e zanatit.

 

Ndërkohë, numri i nxënësve që kërkojnë një vend të tillë është rreth 77.000.

Gjatë vitit 2011 po ndodhë për herë të parë që ndërmarrjet në Zvicër të ofrojnë më shumë vende për të mësuar profesionin ose zanatin (Lehre) se sa është numri i nxënësve që interesohen për një vend të tillë.

 

Enti Federal për Arsim Profesional dhe Teknologji (BBT) përmes “barometrit” të tij ka konstatuar se ndërmarrjet zvicerane në vitin 2011 kanë shpallur 81.000 vende për mësimin e zanatit.

 

Ky numër është për 5.000 më i madh se në vitin e kaluar.

 

Ndërkohë, numri i nxënësve që kërkojnë një vend të tillë mbetet sikur vitin e kaluar, rreth 77.000 sish.


Por, përkundër ofertës së madhe, nxënësit me sukses jo të mirë kanë problem të gjejnë një vend për të mësuar profesionin e zgjedhur. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)