28 Prill 2024

Me paratë që shpenzoi Tahiri për 8 Mars, do shpëtonte shumë jetë

Prishtinë, 15 mars - Jeta e së paku tre pacientëve në nevojë për transplantim organesh apo e disa dhjetëra të tjerëve që vuajnë nga sëmundje të ndryshme do të mund të shpëtohej me 50 mijë euro, apo me aq mjete sa Zyra e Kryeministrit i ka destinuar për një trip të 36 grave të kësaj zyre, në krye me zëvendëskryeministren Edita Tahiri dhe ekipin e saj mbështetës, në Shqipëri, për festën e 8 Marsit.

Të dhënat zyrtare që i ka gazeta “Koha Ditore”, tregojnë se një transplantim veshkash me financim nga Ministria e Shëndetësisë kryhet për afro 17 mijë euro.

E për kaq mjete, trembëdhjetëvjeçarit Hamit Haliti nga fshati Syriganë i Skënderajt po i rrezikohet jeta.

Ai ka nevojë për transplantimin e veshkës, të cilën e ëma është shprehur e gatshme t’ia dhurojë, por familja nuk ka asnjë mundësi t’i sigurojë 17 mijë euro për operacionin e transplantimit.

Lista e rasteve të tilla, që presim me vite për të kryer një transplantim organesh, është tepër e gjatë, ka konfirmuar për gazetën edhe Faik Hoti, zëdhënës në Ministrinë e Shëndetësisë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)