15 Maj 2024

Mbyllen 14 lokale të lojërave të fatit

Prishtinë, 10 shkurt - Njësia e hetimeve për krime ekonomike dhe korrupsion në Prizren, së bashku me Administratën Tatimore të Kosovës përkatesisht Departamenti i Lojërave të fatit, Doganat e Kosovës dhe njësitë operative të Drejtorisë rajonale të Prizrenit kanë zhvilluat një operacion të kontrollit të disa bizneseve të lojërave të fatit në rajonin e Prizrenit. 

Ky kontrollim është bërë me qëllim të parandalimit dhe luftimit të ekonomisë joformale dhe njëherit është bërë edhe zbatimi i planit të veprimit për luftimin dhe parandalimin e ekonomisë joformale 2010-2012.

Pas kontrollimit të detajuar nga të gjitha institucionet relevante merret vesh se këto biznese kanë punuar në kundërshtim me ligjin për lojëra të fatit me numër 2004/35.

Gjithashtu ligji e parasheh që të gjitha këto biznese janë të ndaluara që ta zhvillojnë veprimtarinë e tyre në afërsi të objekteve dhe të institucioneve fetare, historike apo arsimore.

Si rezultat i këtij operacioni janë mbyllur 14 lokale, janë shqiptuar katër gjoba me nga 1000 (një mijë) euro dhe tri gjoba me nga 250 (dyqind e pesëdhjete) euro.

Gjobat u janë shqiptuar pronarëve të lokaleve për mungesë të mbajtjes së librave dhe në disa lokale gjatë kontrollit janë hasur edhe persona të mitur duke luajtur baste gjë që është në kundërshtim me ligjin numër 2004/35.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)