27 Prill 2024

Mblidhen ministrat e G20 shkaku krizës financiare

Washington, 23 shtator - Ministrat e Financave dhe Guvernatorët e Bankave Qendrore të 20 vendeve më të industrializuara të botës kanë vendosur të angazhohen dhe punojnë fort në mënyrë të koordinuar për të përballuar sfidat e reja të ekonomisë globale.

Ministrat e G20-ës siguruan se do të ndërmarrin të gjitha nismat e nevojshme për të ruajtur stabilitetin e sistemit bankar dhe të tregjeve financiare.

Ministrat vendosën që ky impenjim të shkojë në shërbim të rritjes ekonomike, e cila sipas tyre do të mbështetet fort siç po mbahet nën mbikëqyrje të rreptë kriza e borxhit evropian.

Pas darkës së ministrave në kuadër të mbledhjes së FMN-së, ministrat e eurozonës po aktualizojnë dhe vënë në zbatim vendimet e marra në 21 korrik.

Në komunikatën e publikuar pas darkës ata premtuan se do të përshtatin aksionet e nevojshme për rritjen e fondit fleksibël që do të shpëtojë vendet e Europës nga rritja e borxhit si dhe për rritjen e ndikimit të fondit në menaxhimin e rritjes deri në mbledhjen e ardhshme të FMN-së, që do të mbahet në mes të tetorit në Paris.

Kriza financiare në Europë e parë në spektrin e krizës së rëndë greke dhe një recesioni të ri kanë bërë që bursat të mbyllen në pikiatë në orët e fundit.

Bursa e Dow Jones arkivoi në dy ditët e fundit rezultatet më të këqija që prej vitit 2008.

Sipas ministrave të G20-ës lajtmotiv i takimit ishin luhatjet e forta në tregjet evropiane. Bankat Qendrore Europiane do të garantojnë furnizimin me likuiditet të bankave, ndërsa politikat financiare do të ruajnë stabilitetin e çmimeve duke mbështetur rritjen ekonomike të vendeve të eurozonës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)