14 Maj 2024

Mbikëqyrja e Greqisë nga kreditorët do të riforcohet

Bruksel, 22 shkurt - Mbikëqyrja e Greqisë nga kreditorët do të riforcohet në këmbim të planit të shpëtimit që do t'i mundësojë vendit të shpëtojë nga falimentimi, njoftoi sot komisioneri evropian për Çështjet Ekonomike, Olli Rehn, në një konferencë shtypi.

"Plani i shpëtimi bazohet në një kushtëzim strikt: ai parashikon riforcimin e mbikëqyrjes së Greqisë dhe vendosjen e pranisë së përhershme të misionit të Komisionit Evropian në vend, ngarkuar për të ndihmuar Greqinë në modernizimin e aparatit shtetëror'', deklaroi Rehn.

Ai u shpreh në përfundim të një takimi, gjatë të cilit ministrat e Financave të zonës euro i hapën dritën e gjelbër një plani shpëtimi për Athinën.

''Trojka do të rrisë në mënyrë domethënëse praninë në Greqi'', theksoi drejtuesi i Eurogrupit, Jean-Claude Juncker.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)