29 Mars 2024

Mbi 1300 biznese shuhen në vitin 2010

Prishtinë, 5 janar - Megjithëse se viti 2010, ka qenë vit i rritjes ekonomike të Kosovës, mbi 1 mijë e 300 biznese janë shuar brenda vitit 2010, për arsyeje të ndryshme, duk filluar nga politikat e pafavorshme ekonomike, mungesës së mjeteve financiare, normave të larta të interesit të kredive bankare si dhe të ekonomisë joformale.

Drejtori i Departamentit për Regjistrimin e Bizneseve në kuadër të Ministrisë së MTI-së, Mejdi Pllashniku, ka deklaruar se brenda vitit 2010 janë shuar një numër i madh i bizneseve. “Sipas të dhënave që ne i kemi, janë shuar mbi 1 mijë 310 biznese”, ka theksuar ai.

Ndërkaq kryeshefi i Agjencisë për Ndërmarrje të Vogla dhe të Mesme, Naser Graiçevci, nga, ka theksuar se janë një mori shkaqesh, por kryesorja është mungesa e financimit. Ju e dini se Kosova është gati i vetmi vend në rajon, i cili nuk ka financim të programeve të bizneseve për fillim.

“Ndër shkaqet e shuarjes së bizneseve janë ekonomia joformale, por edhe mungesa e financimit, çështjet e konkurrencës joligjore, që kanë ardhur kryesisht nga pjesa e veriut, ku kufijtë kanë qenë të hapur për tregtim të palejueshëm.”, ka pohuar Grajçevci.

Ndërkaq, profesori i ekonomisë, Nagip Skenderi, mendon se shuarja e bizneseve në vendin tonë ndodhë për shumë arsye.

“Shumica e bizneseve kanë filluar veprimtarinë duke shpresuar se do të afarojnë mirë dhe kanë qenë të detyruara të marrin kredi me shkallë të larta të interesit, nga afarizmi i dobët i tyre, ato nuk kanë qenë në gjendje të kthejnë kreditë dhe atëherë ishin të detyruara të mbyllen dhe të largohen përkohësisht apo përgjithmonë nga tregu”, ka theksuar Skenderi.

Ai gjithashtu ka theksuar se ka një rënie të fuqisë blerëse të konsumatorit si pasojë e vështirësive sociale që po përballet një pjesë e konsiderueshme e popullatës, por edhe rënia e të hyrave nga remitencat këto dy vitet kanë rënë dukshëm, që përbënin një shkallë të lartë të konsumatorëve potencialë, dhe që në Kosovë sillnin para të gatshme në sasira të mëdha.

Një numër i bizneseve sipas tij janë regjistruara vetëm sa për të përfituar ndonjë donacion, dhe pa bërë aspak analiza të tregut, të ashtuquajtura analiza, dhe ishin më shumë të ballafaquara me humbje dhe aspekte tjera negative, se sa me fitim dhe përparësi pozitive.

 “Duke u nisur nga fenomeni i "kopjimit të bizneseve" shumica siç kanë ushtruar veprimtarinë që kanë parë tek konkurrenca, e cila tashmë ishte më e konsoliduar, dhe pas një përpjekjeje edhe ato ishin të detyruara të paraqesin procedurat e falimentimit, sidomos bizneset shërbyese”, thotë Skenderi.

Edhe eksperti i zhvillimit të ekonomisë, Ibrahim Hoxha, mendon se shuarja e biznesit bëhet për shkaqe të ndryshme , duke filluar që nga politikat fiskale e deri tek afarizmi e tyre. “Ka shkaqe të ndryshme, edhe politikat fiskale, janë një faktor, por edhe prej atyre që shuajnë biznesin për shkak të mos ecjes mirë të afarizmit “, ka thënë ai.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)