01 Maj 2024

Mbahet tryezë për rolin e qeverisë lokale në zhvillimin ekonomik

Prishtinë, 1 mars - Qëllimi i kësaj tryeze është ofrimi i të dhënave mbi rolin e komunave në zhvillim ekonomik lokal, diskutimi mbi çasjet të cilat e stimulojnë zhvillimin ekonomik lokal si dhe shkëmbimi i përvojave dhe praktikave më të mira në këtë fushë.

Për më tepër, pritet që diskutimet dhe shkëmbimi i përvojave nga kjo tryeze të shërbejne për nxjerrjen e rekomandimeve për punën dhe aktivitetet në të ardhmen në këtë fushë.

Tryeza do të fokusohet në strategjitë për organizimin e aktiviteteve për zhvillimin ekonomik lokal në një komunë duke identifikuar mjetet për zhvillim ekonomik lokal, çështjet kyçe të programeve të  zhvillimit ekonomik lokal, dhe implikimet politike që kanë të bëjnë me rolin qeverisë komunale në këtë lëmi.

Në tryezë janë të ftuar dhe do të marrin pjesë Kryetarët e Komunave dhe Kryesuesit e Kuvendeve Komunale së bashku më përfaqësuesit e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Minisitrisë së Zhvillimit Ekonomik, Ministrisw sw Financave dhe Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.

Zhvillimi Ekonomik Lokal është njëra nga pesë komponentët e programit Iniciativa pwr Komuna Efektive, të financuar nga USAID, i cili program fokusohet për  mbështetjen e zhvillimit te Qeverisjes Lokale në Kosovë gjatë tre viteve të ardhshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)