29 Shkurt 2024

Mbahet tryeza për të shënuar Javën e Zhdukjes së Varfërisë

Prishtinë, 19 tetor - Si pjesë e aktiviteteve për të shënuar Javën e Zhdukjes së Varfërisë, 17 - 24 tetor, një tryezë e rrumbullakët do të mbahet sot në Kuvendin e Kosovës për të diskutuar përparimin që e ka mbëritur Kosova gjatë viteve të fundit në arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Mijëvjeçarit .

Kjo ngjarje do të tubojë përfaqësues të Agjencive të Kombeve të Bashkuara, deputetë të Kuvendit, komunitetit të donatorëve dhe përfaqësues të shoqërisë civile për të diskutuar të arriturat e OZhM-ve,  përparimin e Kosovës, si dhe të vendosë agjendë konkrete të veprimit dhe politikat e nevojshme për të përshpejtuar progresin në secilën nga tetë Objektivat, në veçanti zhdukjen e varfërisë, shëndetin e grave dhe fëmijëve. 

Tryeza do të shërbejë qëllimit të fuqizimit të platformës për bashkëpunim mes Kuvendit të Kosovës dhe partnerëve përkatës nga komuniteti i donatorëve, shoqërisë civile dhe agjencioneve të Kombeve të Bashkuara, në avancimin e mëtejmë të OzhM-ve dhe përfshirjes sociale në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)